Boksieri nga Kosova Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kampionit evropian në EBU, në kategorinë e rëndë.
Ai fitoi me nokaut ndaj suedezit Pezhman Seifkhani në një meç të zhvilluar në Gjermani.
“Ju përshëndes të gjithë për përkrahjen që nuk e keni ndal asnjë herë.
Unë kam vazhduar më punën time që juve të bëjmë krenar”, ka thënë Xhoxhaj.
Ai ka theksuar se synimi i tij është titulli i kampionit të botës.
“Evropa është vogël dhe synim i imi është bota.
Ky rripë do të mbrohet në Kosovë”, ka theksuar Xhoxhaj.