Legjenda e boksit Abedin Lika: I dinë sakrificat që kam bërë për Kosovën

Boksi

Legjenda e boksit Abedin Lika: I dinë sakrificat që kam bërë për Kosovën

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 15:25
Abedin Lika

Legjenda e boksit Abedin Lika, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se vitet e 90-ta ishin vitet e krenarisë, ku boksuan në Kampionatin e pavarur të Kosovës, në shumë turne në rezistencë ndaj regjimit serb.

Lika ka boksuar në kategorinë mizë, i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, tha se ende e ka në kujtesë kur u shpall boksieri më i mirë i turneut “2 Korriku” dhe nuk ka fjalë për të përshkruar atë ndjenjë të krenarisë. 

“Kam marrë pjesë në çdo turne të pavarur në atë kohë dhe jam zgjedhur më i miri.

Të gjithë kolegët e mi të boksit në Kosovë i dinë sakrificat që kam bërë për atdhe.

Kam boksuar në turneun “2 Korriku”, “28 Nëntori” dhe në shumë turne të tjera në Mitrovicë.

Në turneun “2 Korriku”, u shpalla boksieri më i mirë. Këtë e dinë edhe Aziz Salihu, Afrim Majanci, Beqir Berisha dhe shumë të tjerë”, tha Lika.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat