Afrim Majanci ndezi 6 mijë tifozë në Pallatin e Sportit në Prishtinë! Aty ku u shemb Sllavia

Boksi

Afrim Majanci ndezi 6 mijë tifozë në Pallatin e Sportit në Prishtinë! Aty ku u shemb Sllavia

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 15:32
Afrim Majanci

Boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Afrim Majanci, kishte ndezur atmosferën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Data 9 dhjetor e vitit 1984, meçi mes Prishtinës dhe Sllavisë së Banjallukës, ishte jetë a vdekje!

Përcaktohej kampioni i ri i ish Jugosllavisë në boks.

Image

9 dhjetor, 1984, Majanci - Palla

Mbi 6 mijë shikues në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Afrim Majanci në kategorinë e lehtë ndahet baras (1:1) me boksierin Zvonko Palla.

Prishtina ngadhënjeu me rezultat të thellë 16:4 ndaj Sllavisë së Banjallukës nga Bosnja dhe Hercegovina.

Derbi i madh i Kampionatit, Prishtina nuk pyeste për derbi të madh, por Sllavinë e demoloi apo e “shkriu si qiriu”.

Java e parafundit (e 13-ta), Prishtina kampion i ri, i pesti në ish Jugosllavi.

Prishtina kryesonte me 19 pikë, katër më shumë se Sllavia e Banjallukës.

Me këtë fitore e siguroi titullin një javë para se të bie perdja e kampionatit, titulli i pestë në shtetin që vdiq në fund të qershorit të vitit 1991.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat