Pyfer i jep leksion Adesanyan në Main Card-in

Boksi

Pyfer i jep leksion Adesanyan në Main Card-in

Më: 29 mars 2026 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Luftat në oktagon u rikthyen mbrëmë në arenën “Climate Pledge” të Seattle për UFC Fight Night: Adesanya e. Pyfer, dhe mund të themi me plot gojë se peizazhi në peshën e mesme ka ndryshuar përgjithmonë.

Në një natë që u përcaktua nga përfundimet apo finishet brutale, lamtumirat emocionale, por edhe debutime mbresëlënëse që sjellin  gjeneratën e re e cila duket më e “dhunshme” se asnjëherë!

Lufta kryesore, e cila ishte e shumëpritur në njërën anë për shkak të rikthimit pas 13 muajve të ish-kampionit, Adesanya dhe në anën tjetër, Joe Pyfer, për të cilin jo vetëm që ishte lufta më e rëndësishme e karrierës, por një fitore eventuale do ta katapultonte në top 5 në rangim të kategorisë deri 84kg.

Joe Pyfer arriti ta ndalte me TKO (Grushte) Israel Adesanyan, në Raundin e 2-të, 4:18.

“The Last Stylebender” dukej në formën e tij klasike në fillim, duke përdorur goditjet përmes grushteve dhe shqelmave, duke u munduar ta kontrollonte distancën, të cilën Pyfer arrinte edhe ta thyente, falë përparësisë që kishte në shpejtësi.

Megjithatë, rrjedha e luftës ndryshoi dhunshëm në raundin e dytë. Joe Pyfer lëshoi një “hook” të djathtë që tronditi ish-kampionin pas kafazit. Duke treguar gjakftohtësi sikur të një veterani, Pyfer siguroi një rrëzim (takedown) vendimtar dhe lëshoi një breshëri goditjesh që detyruan gjyqtarin Herb Dean të ndërprente luftën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat