Fury rikthehet pas 16 muajsh në ring, bokson të shtunën

Boksi

Fury rikthehet pas 16 muajsh në ring, bokson të shtunën

Më: 8 prill 2026 Në ora: 12:34
Tyson Fury - majtas

Boksieri britanik, Tyson Fury do të rikthehet në ring pas plot 16 muajve.

Ai do të përballet me rusin, Arslanbek Makhmudov, në stadiumin Tottenham në Londër, në pranin e 60 mijë, tifozëve.

Fury ka folur para këtij meçi, duke thenë se edhe pse në moshë, ai do të jep maksimumin në ring.

37-vjeçari po ashtu pati edhe disa kritika për meçin mes dy boksiereve, Dereck Chisora dhe Deontay Wilder, duke e cilësuar meçin mes tyre shumë të dobët.

“Deri në kohën e ndeshjes së së shtunës, do të kem qenë jashtë ringut për 16 muaj. Dhe në moshën 37 vjeç, 16 muaj është një kohë e gjatë. Kështu që kam shumë për të bërë dhe duhet të marr pak kohë për të menduar se si po ia dal.”

Meçi Chisora – Wilder: Ishte e trishtueshme, ishte zemërthyes dhe kurrë në jetën time nuk kam parë dy burra të bien kaq poshtë sa ata të dy.

Dhe mendova: A jam unë i radhës? A jam unë? Kështu që i thashë ekipit tim:

‘Nëse jam edhe 10 përqind aq i keq sa të tjerët në ndeshjen time, atëherë më qëlloni.”, deklaroi Fury.

Boksieri britanik meçin e fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit 2024, ku pësoi humbje nga kampioni i pamposhtur i botës, Oleksandr Usyk.

Fury është favorit ndaj Makhmudov, në meçin që zhvillohet të shtunen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat