Legjenda e Kosovës: Për 94 sekonda e nokautova djalin e axhës së Arkanit! Ja ku

Boksi

Legjenda e Kosovës: Për 94 sekonda e nokautova djalin e axhës së Arkanit! Ja ku

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2026 Në ora: 12:50
Fatmir Makolli

Të dielën, më 28 tetor 1984, mbi 4 mijë shikues në Qendra e Rinisë dhe Sportit panë një Prishtinë shumë të fuqishme, ashtu siç i ka hije një klubit kampionë, duke e mposhtur bindshëm Buduçnostin nga Podgorica me rezultat 16:4.

“Fatmir Makolli, pas vetëm 94 sekondash, e dërgoi në dysheme kundërshtarin e tij Bratislav Razhnatoviqin, të cilin referi Shiriq u përpoq ta ndihmonte të ngrihej, por ky ishte një nokaut i rëndë klasik”, kishte shkruar gazetari Fehmi Sejdiu më 29 tetor, të hënën, në gazetën ”Rilindja”.

Makolli boksoi në kategorinë e mesme dhe e nokautoi në rundin e parë Razhnatoviqin.

“Viti 1984, koha kur Bratisllav Razhnatoviq (djali i mixhës së Zheljko Razhnatoviq - Arkan) u deklasua për 94 sekonda dhe mori tri thyerje në nofull nga nokauti!”, – ka shkruar Fatmir Makolli në profilin e tij në Facebook.

Pas javës së 12-të të kampionatit, Prishtina kryesonte renditjen me 17 pikë, dy më shumë se Sllavia e Banjallukës dhe katër më shumë se Buduçnosti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat