Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, është i pikëlluar me vdekjen e gazetarit të mirënjohur nga Maqedonia e Veriut, Sami Ademi.
“Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur Sami Ademi.
Komentator i spikatur, do t’i mungosh shumë sportit shqiptar ne Maqedoninë e Veriut dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
Ngushëllimet me të sinqerta familjes”, shpreh ngushëllime legjenda e boksit të Kosovës.