Ka përfunduar Turneu i 18-të Ndërkombëtar i Boksit për të Rinj (Youth U19) “Lah Nimani”, i cili për dy ditë rresht u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Boksierë nga shtatë shtete u ngjitën në ringun e këtij turne prestigjioz kushtuar legjendës kosovare Lah Nimanit.
Dueli më i fortë ishte mes boksierit nga Kosova Luan Rrahamanit dhe kroatit Japirko, derisa ky i fundit për disa nuanca ishte më i mirë dhe fitojë këtë duel.
Finalet e këtij turneu dhuruan meçe joshëse, derisa epiteti i boksierit më të mirë i takoi bullgarit Fikret Xhani.
Ndërsa, tekniku më i mirë u zgjodh boksieri kosovar Enar Bacallaj, derisa epiteti i çiftit më luftarak i tako Nazirov-Oktai, kurse, boksieri më i mirë i huaj u shpall kroati Juraj.