Boksieri shqiptar ka këto fjalë për Anthony Joshuan

Boksi

Boksieri shqiptar ka këto fjalë për Anthony Joshuan

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 21:33
Ilustrim: Anthony Joshua - Kristian Prenga

Kristian Prenga është më i vendosur se kurrë për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe me karakter fituesi në ring, në ndeshjen e ringut përballë britanikut Anthony Joshua, një kampion i konfirmuar në arenën botërore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tregon se trupi dhe mendja e tij janë në 100%-shin e duhur për të dhuruar një performancë "epokale" që do të mbahet mend gjatë në historinë e boksit.

"Trupi i përgatitur dhe mendja e gatshme", shkruan Prenga.

Kaq mjafton që kundërshtari i tij të "matet" mirë pasi edhe më herët, vetë boksieri nga Mirdita ia ka bërë të qartë se nuk do të tregojë respekt kur të zbresë në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat