E nokautoi kundërshtarin turk, Morina flet për fitoren

Boksi

E nokautoi kundërshtarin turk, Morina flet për fitoren

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 11:47
Boksieri Rexhep Morina - majtas

Boksieri Rexhep Morina foli rreth triumfit në garën e fundit ndërkombëtare.

Morina tha se përballë kundërshtarit të tij ka boksuar mençur.

“E kam parë që është duke bërë gabim. Kam qenë shumë i përgatitur.

Në rundin e katërt, 6 runde i kemi pasur, por në rundin e 4-të për fat të keq u dorëzua. Nuk mundi më”, shtoi ai në studion e Orës 7 .Boksieri kosovar u shpreh se përgatitjet i zhvillon në bazë të kundërshtarëve.

“Ka qenë jo vetëm kërkesë, por e kam pasur edhe si obligim të fitoj në vendin tim. Normalisht, ka qenë pak presion.

Por, unë kur hyj në ring nuk mendoj më”, theksoi Morina 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat