Palokaj nuk ia del me Machevin! Ankohen

Boksi

Palokaj nuk ia del me Machevin! Ankohen

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 14:09
Machaev e Palokaj 

Meçi ishte përshkuar.me shumë parregullsi që në start, shkaku i peshës së çeçenit.

Gjon Palokaj e humbi meçin në raundin e parë.

E nisi shumë mirë dhe e goditi disa herë kundërshtarin në fillim.

Mirëpo, Palokaj një sekondë nuk e mbajti distancën.

Sapo iu afrua, Machaev e pa mundësinë për një rrëzim dhe prej aty Gjoni e humbi orientimin e meçit.

"Normalisht, Machaev duhej të ishte shkualifikuar, sepse nuk arriti ta bënte peshën siç duhet", thonë nga kampi i Palokajt.
Flitet se Machaev e ka bërë me qëllim, sepse dëshiron të shkojë në UFC dhe nuk dëshiron të humbasë.

Ai është sportist profesionist prej kohësh dhe e di shumë mirë si funksionon procesi i peshimit.

'Në këtë nivel nuk duhet të ketë tolerancë. Secili duhet ta sjellë peshën e caktuar', pohojnë drejtuesit e Gjonit.
1.1 kg mbi limit janë shumë.

Kjo ndikon në lodhje, por edhe në forcë gjatë meçit.

Në kafaz ai ka qenë rreth 7 kg më i rëndë se Gjoni, dhe kjo i ka dhënë avantazh, sepse nuk i është dashur të humbasë ato kilogramë para meçit.

Kjo nuk ka qenë aspak profesionale nga Machaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat