Tyson Fury spektakolar, e detyron rivalin të dorëzohet

Boksi

Tyson Fury spektakolar, e detyron rivalin të dorëzohet

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 21:53
Pamje nga dueli

Boksieri britanik Tyson Fury fitoi me tërheqje të rivalit në raundin e shtatë duelin me polakun Mariusz Wach, duel që u zhvillua të premten në Pattaya, në Tajlandë.

Një përballje që nuk pati shumë bujë në media dhe nuk u transmetua “live”, por sipas “Sky Sports” sfida u dominua nga ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, që pati epërsi në të gjitha raundet.

Kjo është fitorja e 36-të në karrierë për boksierin britanik, që ka edhe 2 humbje e 1 barazim.

Një sfidë që ishte si një përgatitore për Tyson Fury, që më vonë këtë vit pret të përballet me patriotin e tij Anthnony Joshua.

Epërsia e Fury në ring ishte e madhe, duke goditur rivalin me grushte gjatë gjithë kohës.

Ndaj, stafi i Watch u detyrua të tërheqë boksierin në raundin e shtatë, pasi nuk kishte asnjë shans të fitonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat