Pas Xhoxhajt, mundet edhe Bajoku

Boksi

Pas Xhoxhajt, mundet edhe Bajoku

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 17:40
Pamje nga dueli

Pas Xhoxhajt edhe boksieri Shpëtim Bajoku është eliminuar nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.

Bajoku është mundur nga spanjolli Frank Bernard Martinez.

Ndonëse është pritur paraqitje më e mirë e Bajokut në duel me spanjollin, megjithatë, ishte ky i fundit që për disa nuanca ishte më i mirë se boksieri kosovar.

Një ditë jo e mirë për boksin kosovar në ‘Taranto 2006’, pasi dy boksierët tonë, Xhoxhaj e Bajoku nuk arritën të kalojnë në rrethin tjetër të garave në ‘Taranto 2026’..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat