Kryeministri Albin Kurti për Donjeta Sadikun: Ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan

Boksi

Kryeministri Albin Kurti për Donjeta Sadikun: Ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 18:11
Doenjeta Sadiku

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare – “Taramto 2026”.

“Sapo morëm një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. 

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë.

Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës. 

Donjetes dhe trajneres Mariola Sallauka urime për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat