Islam Makhachev është i interesuar për një ndeshje boksi me rivalin e ekipit të Khabib, irlandezin Conor McGregor dhe nuk e shqetëson aspak shuma që do të paguhet.
Makhachev, i cili ka punuar pa u lodhur gjatë pesë viteve të fundit për t’u bërë kampion i UFC-së në dy kategori dhe luftëtari më i mirë në botë (në krahasimin “pound-for-pound”), ka fituar besim të plotë te aftësitë e tij. Kjo përfshin nivelin e tij botëror në mundje dhe teknikat e nënshtrimit si dhe aftësitë në goditje që po zhvillohen vazhdimisht.
Kampioni aktual i UFC-së në peshën “welterweight” ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e tij në këmbë ndër vite dhe do të ishte i gatshëm t’i vinte ato në provë kundër më të mirëve që ofron UFC-ja.
Edhe pse McGregor e ka kaluar kulmin e karrierës dhe sapo pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së tij të rikthimit në UFC 329, “Notorious” ende konsiderohet si një nga boksierët më të mirë në artet marciale të përziera (MMA).
Ai zhvilloi 10 raunde me Floyd Mayëeather Jr. në vitin 2017 dhe ka realizuar disa nga nokautet më ikonike në historinë e UFC-së. Gjatë një interviste, Makhachev zbuloi se do të ishte i gatshëm të përballej me McGregor në ringun e boksit për të vërtetuar se “Notorious” nuk është asgjë më shumë se një luftëtar që dominon vetëm në raundin e parë.
Makhachev është aq i sigurt në vetvete, saqë nuk ka nevojë as për një pagesë të lartë për t’u ndeshur me McGregor-in.
“Po, ndoshta ai është i rrezikshëm në raundin e parë, por pas kësaj nuk mendoj se ka ndonjë shans,” tha Makhachev në një intervistë në fillim të kësaj jave: “Sinqerisht, pavarësisht pagesës, do të boksoja me Conor.”