Boksieri amerikan Ryan Garcia (26 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat), pasi mbrojti titullin kampion bote në peshën “welterweight” (pesha deri 67kg) me një fitore me KO në raundin e dytë ndaj britanikut Conor Benn, tani kërkon të unifikojë titujt e këtij Divizioni.
Ai ka kërkuar një përballje me Teofimo Lopez në sfidën e radhës, pak ditë pas fitores së tij mbresëlënëse ndaj Benn. Garcia u shfaq dominues në ring në duelin e zhvilluar në Las Vegas.
“Dua të bëj një përballje unifikimi kundër Teofimo Lopez. Mendoj se ky është hapi i duhur i radhës për mua“, deklaroi Ryan Garcia. Interesant fakti se Teofimo Lopez ishte i pranishëm në arenë në përballjen mes amerikanit dhe Benn.
“Është një sfidë e madhe. Teo është një djalë që dhuron spektakël, përgatitja për atë sfidë do të jetë shumë interesante dhe ai është gjithashtu një boksier i mirë, kështu që le ta realizojmë“, shtoi Ryan Garcia.
Në fund, ai komentoi: “Kam shumë armë në arsenalin tim që ende nuk i kam shfaqur. Ka shumë gjëra tek të cilat kam punuar. Por kjo është thjesht një mundësi tjetër për t’i treguar ato në një ndeshje tjetër”.