Kampioni olimpik nokautohet për 12 sekonda! Momente dramatike

Boksi

Kampioni olimpik nokautohet për 12 sekonda! Momente dramatike

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2026 Në ora: 12:30
Pamje nga dueli

Shok në UFC! 

Sean Sharaf e nokautoi Gable Steveson vetëm pas 12 sekondash, duke regjistruar një nga përfundimet më të shpejta në historinë e kategorisë së rëndë.

Një befasi e madhe ndodhi në UFC. Luftëtari amerikan Sean Sharaf arriti një fitore spektakolare pasi në eventin UFC 331, në Los Angeles, nokautoi favorit të madhin Gable Steveson vetëm pas 12 sekondash.

Shumë njerëz u befasuan nga fitorja e amerikanit, duke pasur parasysh se Stevenson është kampion olimpik në mundje. Për më tepër, deri në këtë përballje,

Stevenson nuk kishte pësuar ende humbje në karrierën e tij profesionale në MMA. Ai kishte bërë gjithashtu një debutim të suksesshëm në UFC kundër Elisha Ellison.

Sharaf e nisi luftën në mënyrë agresive. Ai goditi kundërshtarin me një kroshe të majtë, duke e rrëzuar në tokë, dhe gjyqtari ndërhyri për ta ndërprerë menjëherë përballjen.

Të dhënat zyrtare konfirmuan se nokauti erdhi në raundin e parë.

Sipas raportimeve të ESPN, bëhet fjalë për përfundimin e tretë më të shpejtë në historinë e kategorisë së rëndë të UFC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat