Sadiku në ring, përballet me boksieren ruse në Evropian

Boksi

Sadiku në ring, përballet me boksieren ruse në Evropian

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 00:06
Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring në kuadër të Kampionatit Evropian të Boksit “Sofia 2026”, që po mbahet në Bullgari.

Sadiku, kampione mesdhetare e Kosovës, do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku do të përballet me rusen Alina Pushkar.

Meçi është planifikuar të zhvillohet më 21 shtator, nga ora 13:30, në “Ringun A”.

Federata e Boksit e Kosovës i ka shprehur mbështetje Sadikut, duke i uruar sukses në këtë garë të rëndësishme evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat