​Bajoku sot në ring për medalje në Kampionatin Evropian

Boksi

​Bajoku sot në ring për medalje në Kampionatin Evropian

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 09:58
Bashkim Bajoku

Sot zhvillohet një tjetër përballje e rëndësishme për boksierin kosovar Bashkim Bajoku në Kampionatin Evropian të boksit, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Bajoku do të ngjitet sot, në ringun “A”, ku në kuadër të çerekfinales në kategorinë deri në 55 kilogramë do të përballet me turkun Semih Gumus.

Meçi është i planifikuar të zhvillohet nga ora 13:30, ndërsa për Bajokun kjo do të jetë përballja e tretë radhazi në këtë kampionat.

Boksieri nga Kosova synon që me një paraqitje të suksesshme ndaj Gumusit të sigurojë kalimin në gjysmëfinale dhe, rrjedhimisht, edhe medaljen në Kampionatin Evropian “Sofia 2026”.

Kampionati Evropian “Sofia 2026” po zhvillohet nga 15 deri më 26 shtator në Sofje të Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat