Donjeta Sadiku në ring për medalje!

Boksi

Donjeta Sadiku në ring për medalje!

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 00:12
Donjeta Sadiku

Federata e Boksit e Kosovës, njofton se më 23 shtator, në kuadër të Kampionatit Evropian 2026, kampionja Mesdhetare e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të ngjitet në ringun “B”, nga ora 13:30, në një duel të rëndësishëm për sigurimin e medaljes.

Kategoria: 60 kg – në Çerekfinale Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren nga Holanda, Maund van der Toorn.

Një sfidë vendimtare për kualifikimin në gjysmëfinale dhe sigurimin e një medaljeje në këtë Kampionat Evropian.

Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, shpreson dhe beson se Donjeta do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe do të sigurojë një vend në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat