Alen Rustemovski siguron medaljen në Kampionatin Evropian!

Boksi

Alen Rustemovski siguron medaljen në Kampionatin Evropian!

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2026 Në ora: 16:17
Pamje

Boksieri i Maqedonisë së Veriut, Alen Rustemovski, ka shkruar një faqe të re në historinë e boksit, pasi ka siguruar të paktën medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Rustemovski triumfoi bindshëm 5:0 në çerekfinale ndaj boksierit armen Artur Bazeian, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Me këtë rezultat, Rustemovski ka garantuar të paktën medaljen e bronztë për Maqedoninë e Veriut në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Por për Rustemovskin gara nuk përfundon këtu. Para tij është sfida e gjysmëfinales, ndërsa synimi është edhe më i madh, medalja e artë.

“Por Aleni nuk ndalet këtu. Para tij është një tjetër luftë, ndërsa dëshira është e qartë, të kthehet në shtëpi me medaljen e artë!”, thuhet në mesazhin e Federatës së Boksit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat