-Anuar Imeri, boksieri i ri dhe i talentuar i KB Kumanova, do të jetë një nga protagonistët e ndeshjes së dyfishtë që klubi kumanovar do ta zhvillojë më 26 shtator kundër seleksionit të Romës.
Imeri, i cili garon në kategorinë U-19, deri në 55 kilogramë, me 12 luftime në karrierë, do të përballet me italianin e fortë Andrea Campora nga klubi Filippella Boxing, i cili deri tani ka zhvilluar 7 meçe.
BK Kumanova do të udhëtojë drejt Romës më 24 shtator, ndërsa përballja do të zhvillohet më 26 shtator.
Ekipi kumanovar do të përforcohet edhe me boksierë nga klube të tjera të Maqedonisë së Veriut.
Përballja Kumanova–Roma është pjesë e bashkëpunimit që po thellohet mes klubeve, ndërsa për Anuar Imerin kjo do të jetë një tjetër mundësi për të fituar përvojë në arenën ndërkombëtare.