Dy medalje botërore për Kosovën në kikboks

Boksi

Dy medalje botërore për Kosovën në kikboks

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 13:43
Kampionati Botëror WAKO për të Rinj 2026 në Jesolo të Italisë.

Kosova ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të kikboksit, duke siguruar dy medalje në Kampionatin Botëror WAKO për të Rinj 2026, që po zhvillohet në Jesolo të Italisë.

Në një garë ku marrin pjesë rreth 5 mijë garues nga 78 shtete, dy përfaqësuesit e Kosovës, Art Dulaj dhe Arbër Shala, janë ngjitur në podiumin botëror, duke fituar nga një medalje të bronztë.

Nga përfaqësuesit e Kosovës është vlerësuar edhe mbështetja e prindërve, trajnerëve, klubeve, sportdashësve dhe institucioneve që kanë kontribuar në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e sportistëve në këtë kampionat.

Art Dulaj dhe Arbër Shala tashmë janë medalistë të Kampionatit Botëror WAKO 2026, duke ngritur flamurin e Kosovës në podiumin botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat