Boksieri i talentuar i Kosovës, Eris Vranovci, i njohur me nofkën Princi, aktualisht është pjesë e klubit të boksit Kastrioti të Ferizaj, është i përgatitur maksimalisht dhe padurim e pret Kampionatin Evropian U-17.
Boksieri ferizajas synon paraqitje dinjitoze në Evropian, me synime që të kthehet me medalje.
Ai, ka punuar me përkushtim në drejtimin e trajnerit Besnik Vranovci.
I njohur si Princi, do të garojë në kategorinë gjysmë velter deri 63 kilogramë.
“Synojmë fitore dhe shpresojmë në medalje.
Përgatitjet 7-8 ditore i kemi përfunduar në Gjakove në Klubin e Sport Center, ku jemi shumë të kënaqur me mikpritjen dhe përkrahjen e tyre”, tha trajneri Vranovci për gazetë kombëtare “Bota sot”.