Joshua e Fury dalin “ballë për ballë”: Batuta

Boksi

Joshua e Fury dalin “ballë për ballë”: Batuta

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 20:30
Tyson Fury dhe Anthony Joshua

Mbrëmjen e 30 shtatorit, në Londër u zhvillua “raundi i parë” i duelit të madh mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Dy ish-kampionët e botës në peshën e rëndë u takuan për herë të parë në konferencën për shtyp që i paraprin duelit të tyre, më 11 dhjetor në Kardif.

Të shoqëruar nga stafet e tyre menaxheriale, dy kampionët britanikë qëndruan për gati 45 minuta në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke debatuar mes tyre.

Një konferencë shtyp e këndshme, me batuta nga të dy boksierët, që premtuan fitore.

Në fund, për më shumë se 1 minutë, ata qëndruan ballë për ballë, në momentin më të shumëpritur për fansat e tyre. Asnjë përplasje, përkundrazi, batuta e të qeshura në këtë takim, ndërkohë që shpalosej edhe gjerdani i fituesit, ku ishte gdhendur “The Battle of Britanin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat