Qeveria afgane ka nënshkruar një dokument historik me talibanët

Bota

Qeveria afgane ka nënshkruar një dokument historik me talibanët

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Qeveria afgane dhe përfaqësuesit e lëvizjes talibane kanë arritur një marrëveshje paraprake për të rifilluar bisedimet e paqes.

Është dokumenti i parë i nënshkruar nga të dy palët në konflikt që nga shpërthimi i luftës civile 19 vjet më parë, raporton reuters.

Megjithëse ky dokument përcakton vetëm modalitetet e negociatave të ardhshme, ata që e njohin situatën në Afganistan besojnë se ky është një përparim i madh në procesin e paqes.

Kjo do t’u mundësojë negociatorëve të merren me çështje konkrete, thelbësore siç është armëpushimi,.

Nënshkrimi i këtij dokumenti u konfirmua nga të dy palët, qeveria në Kabul dhe Talibanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat