Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit, themeluesi i Micrsoft thotë se pas vaksinimit po ndihet për mrekulli

Bota

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit, themeluesi i Micrsoft thotë se pas vaksinimit po ndihet për mrekulli

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:45
Bill Gates

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur në Twitter se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Gates ka theksuar se po ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë është që jam 65-vjeç dhe që i përmbushi kushtet për vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar Gates përbri fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.

Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka marrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat