Britania i bën thirrje ushtrisë birmaneze për lirimin e Aung San Suu Kyi

Bota

Britania i bën thirrje ushtrisë birmaneze për lirimin e Aung San Suu Kyi

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Aung San Suu Kyi

Udhëheqësit e puçit ushtarak të Birmanisë duhet të lirojnë lideren e zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi, ka thënë sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab.

Në një fjalim, Raab i ka bërë thirrje Ushtrisë të "heqë dorë" dhe të respektojë procesin demokratik të Birmanisë, raporton BBC.

Kjo vjen pasi të paktën dy njerëz u vranë në protestat kundër grusht-shtetit.

Protestuesit dolën në rrugë pasi ushtria mori shtetin në dorë më 1 shkurt dhe vendosën Suu Kyin në arrest shtëpiak.

Ushtria pretendon se fitorja e madhe e zgjedhjeve të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci vitin e kaluar ishte mashtruese, por nuk ka dhënë prova.

Suu Kyi akuzohet për posedim të radio-doreve të paligjshme dhe shkeljen e ligjit të katastrofës natyrore të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat