Somalia ndalon protestat opozitare në Mogadishu

Bota

Somalia ndalon protestat opozitare në Mogadishu

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Qeveria somaleze ka ndaluar protestat opozitare në kryeqytetin Mogadishu për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe kërcënimeve të sigurisë në këtë vend të Bririt të Afrikës.

“Çdo protestë në Mogadishu, qofshin anti-qeveritare apo pro-qeveritare, janë të paligjshme dhe nuk do të lejohen”, tha në një konferencë për media në Mogadishu ministri somalez i Punëve të Brendshme, Hassan Hundubey Jima’le.

Njoftimi vjen pasi kandidatët për president të opozitës, të udhëhequr nga ish-presidenti Sharif Sheikh Ahmed, thanë se ata do të vazhdojnë të organizojnë protesta dhe bënë thirrje për një tubim të ri anti-qeveritar për të premten.

“Kjo është një çështje politike që kërkon diskutim politik. Ata tani në mënyrë të rrezikshme po përdorin publikun në interes të një axhende politike. Kjo është e rrezikshme dhe duhet të ndalet menjëherë”, tha përmes telefonit kreu i Organizatës së Grave Banadir, Jawahir Mohamud Jama.//AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat