SHBA dhe Kina pajtohen të bashkëpunojnë me urgjencë për ndryshimet klimatike

Bota

SHBA dhe Kina pajtohen të bashkëpunojnë me urgjencë për ndryshimet klimatike

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:59
John Kerry

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë urgjentisht për të ndaluar ndryshimet klimatike, vetëm disa ditë para se Presidenti Joe Biden të organizojë një samit virtual të liderëve botërorë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Marrëveshja u arrit nga i dërguari special i SHBA-së për klimën, John Kerry, dhe homologu i tij kinez Xie Zhenhua, ata biseduan për të dy ditë javën e kaluar në Shanghai, sipas një deklarate të përbashkët.

“Të dyja vendet janë të angazhuara për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e tjera për ta trajtuar krizën e klimës, e cila duhet të adresohet me seriozitetin dhe urgjencën që ajo kërkon”, thuhet në deklaratë.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë ndotësit kryesorë të karbonit në botë, duke lëshuar gati gjysmën e tymrave të karburanteve fosile që janë duke ngrohur atmosferën e planetit. Bashkëpunimi i tyre është çelësi i suksesit të përpjekjeve globale për të frenuar ndryshimin e klimës, por lidhjet e dobëta për të drejtat e njeriut, tregtinë dhe pretendimet territoriale të Kinës ndaj Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore kanë kërcënuar përpjekjet e tilla.

Udhëtimi i Kerryt në Shangai është njëri nga udhëtimet e nivelit më të lartë në Kinë nga një zyrtar amerikan që kur Biden mori detyrën në janar. Nga Shangai, ish-sekretari i shtetit është nisur për në Korenë e Jugut për bisedime, shkruan Euronews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat