Koreja e Veriut mesazh presidentit amerikan: Po bëni një gabim të madh

Bota

Koreja e Veriut mesazh presidentit amerikan: Po bëni një gabim të madh

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:05
Koreja e Veriut mesazh presidentit amerikan: Po bëni një gabim të madh

Zyrtarët e Pyongyang kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “do të ballafaqohen me një situatë të rëndë”, pasi që presidenti Joe Biden “ka bërë një gabim të madh” kur gjatë fjalimit të tij të fundit e ka quajtur Korenë e Veriut si një kërcënim  të sigurisë – duke paralajmëruar politika të ashpra në drejtim të këtij vendi.

Gjatë fjalimit të tij të parë në Kongres, Biden javën e kaluar vlerësoi që Koreja e Veriut dhe programi bërthamor iranian janë “kërcënim serioz për sigurinë e SHBA-ve dhe tërë botën” – duke paralajmëruar se me partnerët do të zgjedhin këtë çështje me një diplomaci të ashpër.

“Deklarata e tij duket qartë se ka për qëllim vazhdimin e politikës armiqësore kundër Koresë së Veriut ashtu siç ka vepruar SHBA për më shumë se gjysmë shekulli. Nuk ka dyshim që presidenti i Shteteve të Bashkuara po bën një gabim të madh”, ka vlerësuar zyrtari i lartë i ministrisë së Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut.

Ministri verikorean nuk ka bërë të ditur se cilat janë hapat që Pyonyangu zyrtar do t’i ndërmerr, por deklarata mund të konsiderohet si tenton që të ushtrohet presion mbi administratën e Bidenit dhe të ndikojë në politikat ndaj Kores së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat