Ahmed: Ja kush po i ushqen vrasjet e njerëzve dhe pushtimet e shteteve

Bota

Ahmed: Ja kush po i ushqen vrasjet e njerëzve dhe pushtimet e shteteve

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:54
Aktori britanik, Riz Ahmed

Aktori britanik, Riz Ahmed, ka bërë thirrje që të pushojë portretizimi toksik i myslimanëve në ekrane.

Ahmed ka thënë kështu gjatë një prononcimi në kanalin e tij në YouTube, duke e përshkruar përvojën e tij të vështirë si mysliman në botën e filmit, dhe ndjenjën e përzier kur ishte nominuar për Oskar.

“Në të njëjtën kohë e bartja atë arritje të dyshimtë personalisht me njëfarë ndjenje mirënjohjeje…por po ashtu ndjeja pikëllim të madh”, ka thënë Ahmed.

“Si është e mundur që prej 1.6 miliard njerëzve, çerekut të popullatës së botës, asnjëri prej nesh nuk kishte qenë më parë në këtë pozicion?”

“Mënyra se si paraqiten myslimanët në ekran i ushqen politikat që zbatohen, njerëzit që vriten, shtetet që pushtohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat