Gjendet safiri më i madh në botë

Bota

Gjendet safiri më i madh në botë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:58
Sri Lanka

Në Sri Lanka është gjetur tufa më e madhe e yjeve të safirit në botë.

Autoritetet e këtij vendi thonë se kjo tufë është gjetur rastësisht në oborrin e një shtëpie.

Një tregtar perlash ka thënë se guri u gjet nga punëtorët që hapnin një pus në një shtëpi në zonën Ratnapura e cila është e pasur me to.

Ekspertët thonë se guri, i cili ka ngjyrë të kaltër të çelët, ka vlerën deri në 100 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar.

Guri peshon rreth 510 kilogramë ose 2.5 milionë karat dhe është quajtur “Serendipity Sapphire”.

“Personi që po gërmonte pusin na paralajmëroi për disa gurë të rrallë. Më vonë ne u përplasëm në këtë ekzemplar të madh”, ka thënë Gamage, pronari i gurit.

Ai nuk ka dëshiruar të jepte emrin e tij të plotë ose vendndodhjen për arsye sigurie.

Gamage, i cili është një tregtar i brezit të tretë i gurëve të çmuar, ka informuar autoritetet për gjetjen, por u desh më shumë se një vit për të pastruar gurin nga balta dhe papastërtitë e tjera para se ta analizonin dhe vërtetonin atë.

Sri Lanka është eksportues kryesor i safirëve dhe xhevahireve të tjerë të çmuar.

Vitin e kaluar, vendi ka fituar rreth gjysmë miliard dollarë përmes eksportit të gurëve të çmuar, diamanteve të prera dhe stolive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat