Talebanët largojnë prezantueset e lajmeve, marrin vetë mediat në dorë

Bota

Talebanët largojnë prezantueset e lajmeve, marrin vetë mediat në dorë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar program, por me disa dallime.

Është vënë re që të gjitha prezantueset e lajmeve janë zëvendësuar me burra.

Talebanët tashmë kanë kapur edhe shumicën e televizioneve, duke raportuar dhe komentuar ngjarjet në favor të tyre, raporton BBC.

Tolo News, Ariana, Shamshad, 1TV dhe televizione të tjera lokale kanë ndërruar mënyrën e raportimit të lajmeve. Udhëheqësit talebanë kanë thënë se po vazhdojnë transmetimin e pandërprerë gjatë këtij tranzicioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat