​Johnson kërkon që talibanët të lejojnë evakuimin edhe pas 31 gushtit

Bota

​Johnson kërkon që talibanët të lejojnë evakuimin edhe pas 31 gushtit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:10
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi sot se ekziston një marrëveshje në G7 se kushti i parë për talibanët është të miratojnë kalimin e sigurt për afganët që duan të largohen nga vendi edhe pas afatit të rënë dakord më 31 gusht.

"Kushti numër një që vendosëm për talibanët si G7 është se ata duhet të garantojnë që kushdo që dëshiron të largohet nga Afganistani do të lejohet të largohet nga vendi i sigurt pas 31 gushtit," tha Johnson pas një takimi virtual urgjent të G7, raporton Reuters.

Talibanët më herët janë shprehur kundër çdo shtyrje për evakuim nga Afganistani, pas afatit të dakorduar për datën 31 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat