Shpëtohen 126 emigrantë, ishin braktisur të mbyllur brenda një kontejneri

Bota

Shpëtohen 126 emigrantë, ishin braktisur të mbyllur brenda një kontejneri

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Guatemalë arriti të shpëtojë 126 emigrantë të cilët ishin braktisur brenda një kontejneri në anë të një rruge.

Emigrantët u gjetën në orët e para të mëngjesit midis qyteteve Nueva Concepción dhe Cocales pasi disa banorë njoftuan autoritetet se kishin dëgjuar ulërima brenda rimorkios së kamionit.

Autoritetet besojnë se ata u braktisën nga kontrabandistët që ishin paguar për t’i çuar në SHBA përmes Meksikës, raporton A2news.

Mësohet se shumica e emigrantëve ishte nga Haiti, por kishte dhe nga Gana e Nepali.

Oficerët u dhanë emigrantëve ndihmën e parë para se t’i shoqëronin në një strehë të drejtuar nga Instituti i Migracionit në Guatemalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat