Breshër i frikshëm, kokrrat sa një portokall - shkatërrojnë makina e shtëpi

Bota

Breshër i frikshëm, kokrrat sa një portokall - shkatërrojnë makina e shtëpi

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:20
Kuinslend

Stuhi të furishme në brigjet lindore të Australisë kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë mbushur qytetet me breshër me përmasat e një portokalli të madh.

Të mërkurën, një qendër tregtare u evakuua pasi shiu i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me breshërin e frikshëm, bëri që të shembej catia e saj.

Rreth 400 persona ishin strehuar atje kur incidenti ndodhi. Një person që hodhi fotot e breshërit në mediat sociale, shkruante se dëmet ishin të pabesueshme dhe se xhamat e makinës së tij ishin copëtuar. Shërbimet e emergjencave thanë se i ishin përgjigjur më shumë se 280 telefonatave për ndihmë.

Breshëri me kokrrat më të mëdha që ka rënë ndonjëherë në Australi, është regjistruar në Kuinslend, me një diametër prej 16 centimetrash.

Breshër gjigand përcaktohet ai me kokrra me diametër më të madh se 5 centimetra dhe është jashtëzakonisht i rrallë pasi krijohet në rrethana të vecanta. Por, ai i regjistruar së fundmi në Australi, është ekstremisht i rrezikshëm për shkak se mund të dëmtojë njerëzit dhe pronat.

Video KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat