Foshnjat në Afganistan shiten për 500 dollarë nga familjet e uritura

Bota

Foshnjat në Afganistan shiten për 500 dollarë nga familjet e uritura

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një histori dramatike nga Afganistani është nxjerrë në dritë nga BBC.

Gazetarët e rrjetit kanë gjetur dy prindër jashtë Heratit të cilët u detyruan të shisnin një nga fëmijët e tyre që të mund të ushqenin pjesën tjetër të familjes, një histori që duket se nuk është e vetmja.

‘Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që shita vajzën time. Si të mos ndihem e trishtuar,ajo është është fëmija im. Do të doja të mos e bëja sërisht’ është shprehur nëna para kamerës së BBC-s.

Burri i saj punonte si grumbullues plehrash por nuk fiton më para.

“Ne jemi të uritur. Për momentin nuk kemi asgjë në shtëpi. Nuk e di se si do të jetë e ardhmja e vajzës sime por ne duhej ta bënim’ shprehet babai i  foshnjës i cili ndihet i shkatërruar.

Kur e vogla të fillojë të ecë, burri që e bleu do ta largojë nga shtëpia e saj atërore.

Ai ka paguar tashmë një pjesë të çmimit, që do ta ndihmojë familjen për të përballuar jetesën për disa muaj.

‘Blerësi’ u ka premtuar prindërve se vajza e vogël një ditë do të martohet me djalin e tij, por askush nuk mund të jetë i sigurtë, shprehet gazetarja e BBC-së  Yogita Limaye.

Ka edhe familje të tjera që janë detyruar të shesin fëmijët e tyre, në një zgjidhje dëshpërimi për të jetuar pjesa tjetër. 

Prindërit madje iu afruan ekipit të BBC për të pyetur nëse ishin të interesuar të blinin foshnja dhe fëmijë në provincën afgane.

“Dëshpërimi dhe kriza që mundojnë njerëzit këtu është e vështirë të përshkruhet me fjalë”, shprehet gazetarja.

BBC raportoi shitjen e fëmijëve në Afganistan tek ekipi i mbrojtjes së fëmijëve të UNICEF-it.

Afganistani po përballet me krizën më të keqe humanitare në botë , ku vendi po përjeton një përkeqësim që kur talebanët morën pushtetin në gusht.

 Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër - miliona do të vdesin nëse ndihma emergjente nuk arrin së shpejti.

Në videon dramatike, Yogita Limaye e BBC-së udhëton në një spital të Médecins Sans Frontières në Herat, në perëndim të vendit dhe në zonat rurale jashtë qytetit, dhe bëhet dëshmitare okulare e situatës dramatike të përjetuar nga qindra familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat