Vëllai akuzohet për vrasje dhe përdhunim të motrës 16 vjeçare

Bota

Vëllai akuzohet për vrasje dhe përdhunim të motrës 16 vjeçare

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Ilustrim

Një adoleshent është akuzuar për vrasjen dhe sulmin seksual të motrës së tij, trupi i së cilës u zbulua në një park.

Amber Gibson, 16 vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj, zona Hillhouse të Hamilton, South Lanarkshire, rreth orës 21:15 të premten e kaluar.

Ajo u raportua e zhdukur më vonë atë natë dhe trupi i saj u gjet në parkun ”Cadzow Glen” të qytetit rreth orës 10:10 të së dielës.

Dje Connor Gibson, 19 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Sherifit të Hamiltonit i akuzuar për vrasje, sulm seksual me depërtim dhe një përpjekje për të shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë, shkrun Metro.co.uk.

Ai nuk u deklarua dhe u mbajt në paraburgim në pritje të një paraqitjeje të mëtejshme në gjykatë.

Një mbikëqyrës policie është urdhëruar të hetojë trajtimin e rastit nga Policia e Skocisë, që kuptohet se ka të bëjë me hetimin e personit të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat