Mbretëresha saudite lirohet pas 3 vitesh burg

Bota

Mbretëresha saudite lirohet pas 3 vitesh burg

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:44
Basmah bint Saud

Autoritetet saudite kanë liruar një mbetëreshë dhe vajzën e saj, të cilat ishin mbajtur pa akuza për gati tre vjet në kryeqytet, tha të shtunën një grup për të drejtat e njeriut, shkruan France24.

Basmah bint Saud, 57 vjeç, një anëtar i familjes mbretërore që shihej prej kohësh si një ithtar i të drejtave të grave dhe një monarkie kushtetuese, ishte arrestuar që nga marsi 2019 dhe në prill 2020 iu lut mbretit Salman dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman që ta lironin atë për arsye shëndetësore.

Mbetëresha "dhe vajza e saj Suhoud... janë liruar", tha ALQST për të Drejtat e Njeriut në Twitter.

“Asaj iu mohua kujdesi mjekësor që i nevojitej për një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën”, shtoi grupi i të drejtave. “Në asnjë moment gjatë ndalimit të saj nuk është ngritur asnjë akuzë kundër saj”.

Zyrtarët sauditë nuk ishin menjëherë të disponueshëm për të komentuar mbi rastin.

Princesha Basmah u arrestua pak para një udhëtimi të planifikuar në Zvicër për trajtim mjekësor, sipas një burimi të afërt me familjen.

Natyra e sëmundjes së saj nuk është bërë e ditur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat