Kanada zotohet të ndihmojë vendet që të ndalojnë përdorimin e naftës

Bota

Kanada zotohet të ndihmojë vendet që të ndalojnë përdorimin e naftës

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:11
foto ilustrim

Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë. Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson thotë se shumë vende janë të përkushtuara "të ndihmojnë sa më shumë që të mundemi në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus".

Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 mijë fuçi naftë shtesë.

Kompania më e madhe e tubacionit në vend, Enbridge, i tha BBC-së se është "e përgatitur të bëjë atë që mundemi për të rritur sigurinë energjetike si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat