Koreja e Veriut po përgatitet për testin e mundshëm bërthamor, thonë zyrtarët amerikanë

Bota

Koreja e Veriut po përgatitet për testin e mundshëm bërthamor, thonë zyrtarët amerikanë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 18:59
Ilustrim

Koreja e Veriut mund të përgatitet për teste bërthamore, pasi satelitët spiunë të SHBA-së kanë zbuluar tunele të reja që po gërmohen në një vend ku teste të tilla janë kryer në të kaluarën, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes amerikane për Fox News.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, analistët e inteligjencës zbuluan pajisje gërmimi aktive në Kilju, që ndodhet në provincën Hamgyong, në një vend ku një test i armëve bërthamore ishte kryer së fundmi në shtator 2017.

Lajmi vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut kreu lëshimin e saj të parë të raketës balistike ndërkontinentale në katër vjet, me udhëheqësin Kim Jong Un që deklaroi se synon të zhvillojë një mjet më të fuqishëm sulmi.

Lansiomi i raketës ishte testi i dymbëdhjetë i armëve i Koresë së Veriut këtë vit. Ai përfshinte Hwasong-17 me rreze të gjatë veprimi, të cilin analistët besojnë se ka për qëllim të arrijë kudo në kontinentin e SHBA-së.

Madhësia e raketës sugjeron që ajo ka për qëllim të mbajë disa koka bërthamore. Koreja e Veriut tashmë ka raketa që mund të mbajnë një kokë të vetme dhe të arrijnë pjesën më të madhe të SHBA.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste të armëve bërthamore në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat