​Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit të vendit kandidat të BE-së

Bota

​Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit të vendit kandidat të BE-së

Më: 10 maj 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ukraina ka plotësuar pjesën e dytë të pyetësorit të Bashkimit Evropian për të fituar statusin e vendit kandidat.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai ka shkruar në kanalin e tij Telegram të hënën se Ukraina pret të marrë një përgjigje pozitive në qershor në lidhje me marrjen e statusit të kandidatit në BE.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër - një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal - në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ukraina ka dorëzuar pjesën e dytë të përgjigjeve të një pyetësori të posaçëm që do të plotësohet nga secili vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Zakonisht duhen muaj. Por ne bëmë gjithçka brenda disa javësh”, ka shkruar ai të hënën në Telegram. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat