Edhe në tre shtete tjera shfaqen rastet e para me lijën e majmunëve

Bota

Edhe në tre shtete tjera shfaqen rastet e para me lijën e majmunëve

Më: 25 maj 2022 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA),Republika Çeke dhe Sllovenia, janë tre shtetet e reja të botës, ku janë shfaqur raste me lijën e majmunëve.

Këto tre shtete iu janë bashkuar edhe 18 vendeve tjera të botës. Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

Shpërthime të virusit janë gjetur në Evropë, Australi dhe Amerikë. Simptomat shpesh shfaqin ethe dhe skuqje, por infeksioni është zakonisht i butë.

Prejardhjen virusi e ka nga Afrika, deri tani jashtë saj janë konfirmuar 237 raste me lijën e majmunëve.

Gjermania thotë se ka porositur deri në 40,000 doza të vaksinës Imvanex , e përdorur për trajtimin e lisë, por edhe efektive kundër lisë së majmunëve, që të jenë gati në rast se shpërthimi përkeqësohet.

Kushdo që është vaksinuar tashmë me një vaksinë kundër lisë vite më parë si pjesë e një përpjekjeje globale për të çrrënjosur sëmundjen duhet të ketë imunitetin ekzistues, thanë zyrtarët gjermanë të shëndetësisë, shkruan BBC.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat