Sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj Ukrainës, vjen reagimi nga Amerika

Bota

Sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj Ukrainës, vjen reagimi nga Amerika

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2022 Në ora: 18:36
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

SHBA është zotuar se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje "të palëkundur" për Ukrainën, derisa ka dënuar sulmet e tmerrshme të Rusisë këtë mëngjes, në të cilat ajo lëshoi dhjetëra raketa.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë të palëkundur ekonomike, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj”, shkroi në Twitter Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Blinken tha se ai kishte folur me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba "për të përsëritur mbështetjen e SHBA për Ukrainën".

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ka folur me Bridget Brink, ambasadoren e SHBA-së në Ukrainë, pas sulmeve ajrore të mëngjesit të sotëm.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet e Rusisë ndaj objekteve infrastrukturore të Ukrainës dhe janë të përkushtuara të mbajnë Rusinë përgjegjëse për krimet e luftës dhe mizoritë e kryera në vendin tonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!" shkroi ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat