Ministri i Putinit filmohet duke çaluar dhe fshehur dorën – a ka pasur vërtetë sulm në zemër Shoigu?

Bota

Ministri i Putinit filmohet duke çaluar dhe fshehur dorën – a ka pasur vërtetë sulm në zemër Shoigu?

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:04
Ministri i Putinit

Ministri i Mbrojtjes i Vladimir Putin, Sergei Shoigu u pa dje duke çaluar nëpër një sallë në Bjellorusi, disa muaj pasi Kremlini mohoi pretendimet se ai kishte pësuar një atak në zemër.

Shoigu iu bashkua Putinit në Minsk, ku presidenti rus bëri vizitën e parë pas tre vjetëve tek aleatin i ngushtë, udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko.

Thashethemet filluan të qarkullojnë për Shoigun në muajin prill, kur ai “ishte zhdukur”, me disa që sugjeruan se gjenerali kishte pësuar një atak në zemër, të cilin Kremlini më vonë e mohoi.

Disa burime cituan si arsye për zhdukjen e tij se presidenti rus e la mënjanë për shkak të humbjeve në Ukrainë, raporton dailymail.

 

“Ai është në kujdesin intensiv, i lidhur me pajisje,” pohoi në atë kohë manjati i biznesit dhe armiku i Putinit, Leonid Nevzlin.

Në fillim të këtij viti, kishte pretendime se Shoigu ishte lënë mënjanë nga Putini dhe se ushtarët e tij vazhdimisht talleshin me të, deklaroi Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Kjo e fundit njoftoi në muajin gusht njoftoi se politikani që ka dhjetë vjet në pozicionin e mbrojtjes nuk është më i besuari dhe aleati i liderit që ka qenë më parë.

Shefi ushtarak rus nuk e informoi më drejtpërdrejt Putinin, por në vend të kësaj lideri rus u informua nga komandantët operacional, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat