Ish-zëvendëspresidenti rus: Putin është bërë qesharak, ushtarët u përdorën si mish për top

Bota

Ish-zëvendëspresidenti rus: Putin është bërë qesharak, ushtarët u përdorën si mish për top

Më: 30 janar 2023 Në ora: 22:18
Vladimir Putin

Vladimir Putin “është bërë qesharak” pasi e ka rrethuar veten me shefa ushtarakë ‘absolutisht të paaftë’ përpara luftës në Ukrainë, ka thënë ish-zëvendëspresidenti rus në një sulm të ashpër ndaj Presidentit.

Alexander Rutskoy, një ish-gjeneral sovjetik, akuzoi Putinin për vrasjen ‘pa kuptim’ të dhjetëra mijëra ushtarëve rusë, të cilët janë përdorur si “mish për top” në luftë . Rutskoy, i cili shërbeu si zëvendës i presidentit Boris Yeltsin, tha se pushtimi i Putinit në Ukrainë nuk duhet të kishte nisur kurrë.

“Nëse forcat e armatosura nuk kanë aftësinë për të kryer operacione sulmuese strategjike, atëherë është më mirë të mos bëhet fare, veçanërisht jashtë vendit ”, tha Rutskoy.

“Gjithçka që ndodh sot shpjegohet me faktin se forcat tona të armatosura nuk janë në gjendje të kryejnë operacione sulmuese strategjike”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat