Kush janë bandat e reja që po zëvendësojnë grupin e frikshëm, Yakuza në Japoni!?

Bota

Kush janë bandat e reja që po zëvendësojnë grupin e frikshëm, Yakuza në Japoni!?

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 21:22
Kush janë bandat e reja që po zëvendësojnë grupin e frikshëm, Yakuza në Japoni!?

Prestigjiozja “The Times” është ndalur tek bandat në Japoni. Në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se një grup kriminelësh po nxit zemërimin duke synuar më të dobëtit në shoqëri.

Yakuza të cilësuar si më të frikshmit të krimit të organizuar të Japonisë, për dekada kontrolluan biznesin e drogës e seksit.

“The Times” shkruan se në vitin 2011 kishte 33,000 yakuza të plotë, në vitin 2020 sipas policisë ishin 13,000. Edhe pse shifrat duket se janë në ulje, një kërcënim i ri është rikthyer për krijimit të bandave të reja.

Nga ana tjetër Bandat hangure rekrutojnë dhe komunikojnë duke përdorur teknologjinë dixhitale.

Ata formohen dhe shpërndahen lehtë. Policia është e shpërqendruar nga karakteri i tyre që ndryshon formën dhe indiferenca ndaj kodit të vjetër të nderit të yakuzës; japonezët janë të alarmuar nga krimet e tyre mizore.

Në javët e fundit vendi është përfshirë nga një mori grabitjesh në Tokio, duke synuar të moshuarit që mbanin shuma të mëdha parash në shtëpitë e tyre.

Grabitësit kanë arritur të marrin deri në 35 milionë ¥ (220,000 £).

Muajin e kaluar një bandë grabiti një shtëpi në periferinë perëndimore të Komae, duke lidhur dhe vrarë një 90-vjeçare të quajtur Kinuyo Oshio.

Sipas policisë, telefonat e të dyshuarve të arrestuar kanë zbuluar se ata janë rekrutuar përmes reklamave në internet nga një mjeshtër krimineli japonez me nofkën “Luffy”, i cili ndodhet në një burg në Filipine, ku i dha ryshfet rojeve për t’i lejuar atij një telefon.

Policia në Tokio dhe në qytetin jugor të Fukuoka ka ngritur njësi kundër hangure .

Disa nga grupet më të mëdha të hangurës kanë krijuar identitete dhe emra të tillë si Kanto League, Ota League, Chinese Dragon dhe Uchikoshi Spectre.

Megjithatë, mbikëqyrësi Masakazu Yamaguchi i policisë së prefekturës Fukuoka tha se lufta për të identifikuar bandat dhe anëtarët ende vazhdon.

Sfida më e madhe është të veprosh kundër grupeve që nuk kanë koherencë të vërtetë. Ata bashkohen dhe më pas shpërndahen menjëherë pas një krimi. Ndonjëherë ne mendojmë se dikush është në një grup dhe ata janë në një tjetër. Krahasuar me yakuza, ne nuk kemi asnjë ide se kush janë dhe çfarë janë.”

Yakuza përhapi mjerim përmes shpërndarjes së drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe në rastin më të keq ata ishin shumë të organizuar. Deri në fillimin e goditjes, ata kishin marrëdhënie praktike me policinë.

Hangu nuk ka asnjë karakter institucional. “Është si një biznes,” tha Yamaguchi, duke shtuar: “Nëse ata po bëjnë para, ata do të qëndrojnë së bashku , në të kundërt ata do të shpërndahen.”

Me gjithë brutalitetin e tyre, yakuza kishte një kod nderi të shtrembëruar, sipas të cilit anëtarët e bandës ndaloheshin të lëndonin gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Ndërsa, grupi i hangure synon me vetëdije të dobëtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat