Shefi i NATO-s thotë se Moska po përgatit një ofensivë të re

Bota

Shefi i NATO-s thotë se Moska po përgatit një ofensivë të re

Nga: A.SH Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 07:06
Foto nga takimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk ka asnjë shenjë se Rusia po përgatitet për paqe, përcjell Bota sot.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mërkurën me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Stoltenberg tha: Fatkeqësisht, ne nuk shohim asnjë shenjë se Rusia po përgatitet për paqe.

Përkundrazi, Moska po përgatitet për ofensiva të reja ushtarake.

Pra, ne duhet të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të rimarrë territorin dhe për të mbizotëruar si një komb sovran dhe i pavarur".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat