ISW: Wagner llogaritet se ka humbur dhjetëra mijëra mercenarë në Bakhmut

Bota

ISW: Wagner llogaritet se ka humbur dhjetëra mijëra mercenarë në Bakhmut

Më: 31 mars 2023 Në ora: 21:29
Wagner

Grupi mercenar rus, Wagner ka humbur dhjetëra mijëra personel – ndoshta deri në gjysmën e forcës së tij prej 50 mijë trupash – gjatë betejave të përgjakshme për të pushtuar qytetin kyç të Ukrainës, Bakhmut.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës përmes të dhënave të fundit mbi luftën ka bërë të ditur se sipas zyrtarëve perëndimorë, Wagner ka të ngjarë të ketë humbur një sasi “të konsiderueshme” të fuqisë ushtarake, e cila pritet të pengojë ofensivën e Moskës, raporton nypost.

Gjeneral amerikan, Mark Milley raportoi të mërkurën se grupi mercenarë ka rreth 6000 personel profesional dhe 20-30 mijë rekrutë, kryesisht të dënuar, që luftojnë në zonën e Bakhmutit.

Në fund të dhjetorit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, përcaktoi madhësinë e forcës së Wagnerit në 50 mijë mercenarë, më shumë se tre të katërtat e tyre të rekrutuar nga burgjet e Rusisë.

Mercenarët kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për ta futur nën kontroll Bakhmutin, ku luftimet kanë qenë aq të ashpra saqë është bërë i njohur si një “mulli mishi”.

“Ka të ngjarë që ndryshimi midis shifrës prej 50 mijë të Kirbyt dhe të 26 mijë deri në 36 mijë të Milleyt në zonën e Bakhmutit është rezultat i viktimave të ofensivës së keqe të Wagnerit”, përfunduan analistët e ISW-së.

Ky informacion nga analistët perëndimorë duket se është konfirmuar nga themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili pranoi publikisht të mërkurën se luftimet në Bakhmut kishin shkaktuar humbje të mëdha tek forcat e tij – si dhe në anën ukrainase.

“Beteja për Bakhmut sot tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo ka dëmtuar rëndë edhe kompaninë ushtarake private Wagner”, tha Prigozhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat